17 July 2013

KRRIK ALBANIA DHE KOALICIONI I VEZHGUESVE VENDORE



Krik Albania dhe Koalicioni i vëzhguesve vendorë organizoi ne Gjirokastër një tryezë të rumbullakët "Nxitja e transparencës dhe llogaridhënies së procesit politik ne Zgjedhjet parlamentare te 2013.Gjate kesaj tryeze u trajtuan e drejta e votës dhe pjesmarrja e qytetarëve,në zgjedhjet parlamentare te 2013 ,Kodi zgjedhor me avantazhet dhe disavantazhet e tij,media dhe procesi zgjedhor etj Shqiperia hyri ne keto zgjedhje me nje kuader ligjor te përmiresuar ndjeshem ne reformën elektorale të Korrik 2012,gjatë kodit zgjedhor është amenduar në 99 nene nga 186 nene qe ka ai
.Ndër ndryshimet më të rëndësishme që janë vërejtur edhe një sërë mangësish  janë bërë publike në disa raporte . Zgjedhjet parlamentare u mbajtën në nje klime politike te polarizuar ,e cila ka ekzistuar që pas rezultatit të kontestuar të bashkisë së Tiranës. Ky polarizim pati nje rritje të ndjeshme me një herë pas kalimit të LSi ne kualicionin e majtë në muajin Prill. Ishte ky moment qe thelloi akoma më shumë mosbesimin midis kampeve politike dhe sidomos mes dy partive te mëdha PD e PS cka u shoqërua me kryerje te veprimeve te njëanshme pa i konsumuar më parë ,duke sjellë për rjedhojë bllokimin e funksionimit normal të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve Në tërësinë e problematikës që shoqëroi këto zgjedhje Koalicioni radhit keto shqetësime 1- procesi zgjedhor që në nisje te tij me konstituimin e KQZ-së e deri ne fund u trajtua me ndjeshmëri të ulët ndaj respektimit të ligjit duke filluar nga institucionet më të larta të shtetit si Presidenti dhe Kuvendi i Republikës 2- KQZ nuk arriti dot të merrte vendim konsesual të cilësuar as per ceshtje te thjeshta teknike sikundër ishte ndarja e zonave te administrimit zgjedhor dhe të mandateve për cdo zonë 3- KQZ deshtoi ne implementimin e teknologjie së re që do të implementoheshin 4- Vendi hyri ne zgjedhje me një sërë dispozitash ,formalisht jo korrekte dhe të pavlera ,për shkak të mungesës së miratimit te dispozitave  te reja te cilat kërkojnë shumicë të cilësuar.5- financimi i fushatës së kushtueshme elektorale ,është në kufinjtë e mungesës së thellë të transparencës për publikun nisur nga mekanizmi i kontrollit dhe kohës së fillimit te tij. Etj

No comments:

Post a Comment