19 July 2013

Shtyhet afati për plotësimin e formularit a2


Aplikimet për plotësimin e formularit A2 do të nisin më datën 24 korrik. Të gjithë maturantët të cilët do të duan të vazhdojnë studimet e larta duhet të plotësojnë formularin A2 sipas parimit meritë-preferencë. Në ndryshim nga viti i kaluar,plotësimi i formularit do të bëhet në mënyrë individuale dhe jo në shkolla. Por Ministria e Arsimit dhe e Shkencës bën me dije se është shtyrë edhe afati për plotësimin e rregjistrimit në sistemin informatik të pikëve dhe mesatares së maturantëve,
deri në datën 24 korrik ora 16:00.Ndryshe nga vitet e kaluar kete vit rregjistrimi i pikëve dhe notave të maturantëve bëhet në shkolla dhe jo nga MASH, sikurse bëhej vitet e tjera. Por para se të bëhet aplikimi, çdo kandidat duhet të ketë  bërë pagesën prej 2000 lekësh dhe mandatin ta dorëzojë në drejtorinë e shkollës. Mandat pagesa për plotësimin e formularit A2, bëhet pranë zyrave të Postës Shqiptare apo Bankave të nivelit të dytë.Pas kryerjes së këtij procesi maturanti/kandidati ka të drejtën dhe mundësinë që të plotësojë online formularin A2 për Maturën Shtetërore 2013. Maturantët që nuk kanë shlyer pagesën përkatëse dhe për rrjedhojë nuk kanë në sistem pikët mesatare nuk lejohen nga sistemi informatik që të plotësojnë online formularin A2. E njëjta gjë do të ndodhë dhe për maturantët që rezultojnë mbetës në të paktën njërin prej provimeve të Maturës Shtetërore.Ndërsa udhëzimi se si Maturantë do të plotësojnë formularin A2 ende nuk ka dalë, edhe pse më datë 24 korrik fillon plotësim i tij. Formulari A2, plotësohet sipas parimit meritë-preferencë, ku kandidatët për universitet duhet të rendisin në këtë formular 10 degët me të preferuara. Ajo që këshillohet më tepër nga specialistë të MASH është që e njëjta preferencë mos të renditet dy herë.

No comments:

Post a Comment