20 July 2013

SONDAZHI


Me celjen e sezonit te ri turistik në vend tv channel 7 në faqen zyrtare "channel7gjirokaster.blogspot.com"ka celur sondazhin : Ku do ti kaloni pushimet verore 1-Në Shqiperi 2- Jasht shtetit. Nga votimi i deri tanishëm  kryeson Shqiperia me 60 % të votave kundrejt 40 % që merr opsioni tjeter.
Faqja e tv channel 7 është viziuar aktualisht nga 13367 vizitorë që kanë hulumtuar në këtë faqe duke u bërë edhe pjesë e saj. Ne fakt sezoni turistik e ketij viti shihet më i vakti se cdo vit tjeter si në Shqiperi ashtu dhe jashte vendit. Bizneset ne zonat tursitike edhe pse janë munduar te joshin turistë apo pushues të ndryshem janë të pakënaqur pasi numri krahasuar me një vit më parë është shumë i vogël. Shqipëria pretendon të renditet ndër ato vende ku burim kryesor të ardhurash të ketë turizmin qoftë malor,qoftë dhe detar ,me pretendimin që të kthet në një destinacion të sigurt për cdo pushes,në fakt turizmi shqiptar nuk renditet ende ndër ato vende me një turizmëm elitar pasi mbi të gjitha ka mungesën dhe kulturen e sherbimit ,por  turzimi shqiptar ndryshe nga shume vende ka ate qe natyra ja ka falur pa kursim bukuri natyrore te pakrahasueshme, Shifrat zyrtare nga qeveria flasin per nje rritje të turisteve për këtë sezon krahasuar me një vit më parë por në fakt një vezhgim ne terren flet per nje situatë  krejt tjeter.

No comments:

Post a Comment