22 July 2013

Zgjedhjet e PD Ne Gjirokaster


Zgjedhjet per kreun e ri te PD të Shqiperisë në Gjirokastër janë shoqëruar me mjaft tension.Mungesa e emrave të shumë anëtareve të partisë Demokratike dega Gjirokastres ka qenë shkatari I krijimit të një situate problematike,sipas tyre mungesa e emrave te qindra demokratëve të vertet që e kanë themeluar kete parti që në vitin 1991 është e qellimshme dhe një përgatitje për zgjedhjet e kryetarit te ri te PD dega Gjirokaster.
Kryetarja e komisionit zonal zgjedhor Alije Kokalari bëri me dije për mediat se procesi ka ecur normalisht dhe nuk jane hasur probleme,sipas saj për personat që nuk kanë gjetur emrat në listat  e votimit do të coet një listë në komisionin qëndror të zgjedhjeve dhe nëse do të pranoet nga ana e tyre këta persona do të votojne. Procesi I votimit per zgjedhjen e kryetarit te ri të PD ne Gjirokaster ashtu si në të gjithë vendin nisi në orën 08:00 për të përfunduar në orën 19:00. Në Gjirokastër rezultojnë 1680 votues.

No comments:

Post a Comment