20 July 2013

Bie në qetësi pika kufitare e Kakavies


Edhe pse muaji Korrik po kalon 20 ditët e tij duke shkuar drejt fundit, shifrat e pikës kufitare të Kakavies vijojnë të qendrojnë në kushtet e normalitetit dhe nuk mund të flasim për bum të sezonit turistik. Burime nga kjo pikë kufitare bejnë me dije se 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri 2600
persona dhe 580 mjete ndërkohe që kanë lënë Shqipërinë 2300 persona dhe 480 mjete . Pala Shqiptare është duke punuar me 4 sportele në hyrje dhe 4 në dalje ndersa pala Greke po punon me 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje. Edhe pse nga të dyja anët e kufirit janë marrë masa për përballimin e cdo fluksi situata në këtë pikë kufitare po paraqitet tej normales. Shkaqet mendohen të jenë të shumta por kryesisht i faturohen krizës ekonomike që ka mbërthyer Greqine fqinje e kryesisht emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë aty . Pika kufitare e Kakavies është pika me e madhe ne jug te vendit në kufi me Greqine dhe në sezone të ndryshme ajo përpunon deri ne 100 mijë persona,nje shifer kjo që me sa duket do të qëndrojë vetëm në statistikat e viteve më parë ,pasi lëvizja e hyrjeve dhe daljeve në këtë pikë ka rënë në një qetësi te pabesueshme.

No comments:

Post a Comment