Rikthimi i emigrantëve serisht ne atdheun e tyre ka nisur te jap efektet e para negative. Bashkia Gjirokastër e konkretisht zyra e trajtmit me ndihmë ekonomike raporton nje rritje te familjeve që kërkojnë ndihmë ekonomike . Muaji korrik shenon nje rritje me 16 familje nga të cilat 8 janë te kthyera nga emigracioni.Numri i emigrantëve që po përgatisin valixhet për t’u rikthyer në Shqipëri
çdo ditë e më shumë po rritet. Sipas të dhënave më të fundit, më shumë se 180 mijë emigrantë qe po përgatisin dokumentacionin për t’u rikthyer në atdhe. Kushtet e vështira ekonomike dhe mungesa e një vendi pune janë arsyet kryesore që kanë detyruar emigrantët të rikthehen. Sipas mediave greke, deri tani 80 mijë emigrantë kanë filluar procedurën për të ikur nga Greqia. Sipas të dhënave, numri i të kthyerve pritet të jetë më i lartë, pasi shumë prej shqiptarëve presin vetëm që fëmijët të mbarojnë shkollën dhe më pas të rikthehen në Shqipëri. Sipas të dhënave, në Greqi punojnë vetëm 5% e emigrantëve shqiptarë, ku midis tyre përfshihen edhe ata emigrantë të cilët kanë një biznes në shtetin grek. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës në Shqipëri përgjatë 2012-2013 është rritur numri i familjeve që rikthehen nga Greqia, por këtë vit ky numër pritet të arrijë kulmin, . Sipas emigrantëve shteti grek nuk i ka mbështetur madje nuk u ka dhënë as ndihmën sociale që ja jep çdokujt.Kthimi i emigrantëve shqiptarë pritet të sjellë dhe pasoja të rënda për ta. Mediat greke bëjnë të ditur se shteti grek nuk do t’u njohë as sigurimet shoqërore as sigurimet shëndetësore emigrantëve. Nëpërmjet këtyre sigurimeve çdo emigrant, kur do të dilte në pension kishte mundësi të merrte një pension nga shteti grek, por kushtet e vështira ekonomike të Greqisë e kanë detyruar të dalë jashtë legjislacionit të Bashkimit Evropian.
No comments:
Post a Comment