12 July 2013

Investimi ne Ujësjellësin e Gjirokastrës


Në Gjirokastër është prezantuar për publikun e interesuar por edhe për institucionet vendore projekti "Rehabilitimi i Rrjetit Ujësjelles dhe vendosja e matësve te ujit"me një investim prej 5.1 milionë euro.Investimi sigurohet në formën e një kredie te butë nga qeveria Gjermane nëpërmjet KFV në masën 50%,grante të siguruara nga SECO ne masën 34% si dhe Komuniteti Europian në masën 16 %.
Kohëzgjatja e këtij projekti  është Janar 2014- Janar 2016. Sipas projektit te paraqitur zona që do të perfshihen ne projekt janë 1- Zona 18-Shtatori  2- Zona e Granicës + Palorto 3- Zona e Zinxhirave  4- Komuna e Lunxherise.Në zonat e sipërpërmenduar do të ndërtohet nje rrjet i ri shpërndarës ,në thellësinë e gërmimeve si dhe në shtrimin e rrugëve ku do të ndërhyet.Ne total do të ndërtohet 40.500 metra rrjet i ri shpërndarës do të kryen 1560 lidhje familjare ,dhe do të instalohen 5000 matësa te rinj.Gjithashtu do të ndërhyet me rehabilitimin e rezervuarit Kala ,Gurgaj dhe do të ndërtohen të rinj Rezervuaret ne Valare,Kodra e shtufit si dhe në Zinxhira.Nderhyrje do të ketë në linjat e trasmetimit te HOS ,stacioni i pompave BUDUK si dhe linja e transmetimit nga linja e qytetit.Ky investim do të përmirësoje kushtet higjeno-sanitare të komunitetit si dhe do të ndikojë edhe në rritjen e punësimit te njerëzve.

No comments:

Post a Comment