08 July 2013

Lulezim Basha ne Gjirokaster vijon fushatën për kreun e PD


Lulëzim Basha zbriti ne Gjirokaster te dielën  per te vijuar fushatën elektorale  per kreun e PD . Fllimisht ai eshte prezantuar nga prefektja Mimoza  Çomo si kryetar i partisë Demokratike duke shprehur ne këte mënyrë dhe mbështjen e saj edhe pse gara per kryetar te partisë demokratike sapo ka nisur.
Ç'ka të lë të dyshosh për menyrën se si do të pritet ne Gjirokastër kandidati tjetër.Nga ana tjeter Basha ne fjalen e saj premtoi se PD e nesërme do të përfillë dhe konsiderojë mendimin dhe kontributin e cdo anëtari, kontribut i cili nuk është cmuar sic duhet. Përgjegjësitë duhet ti marrë seicili prej nesh pasi pergjegjesia nuk eshte vetem e Sali Berishes.Nga Gjirokastra Basha tha se PD do të jetë mbrojtëse aktive e të drejtave të adminsitratës që po përgatitet të spastrohet. Ne do të ndjekim rrugën e denoncimit publik dhe të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur punonjësit e kësaj administrate nga denigrimi tha, Basha.Qeverisja që po përgatitet të vijë në pushtet vijoi ai shumë shpejt do të provojë që nuk është mazhorancë dhe se interesat e saj janë në opozitë me interesat publike dhe kombëtare.Fushata për kreun e PD po vijon intesivisht nga dy kandidatet kryesor Lulëzim Basha dhe Sokol Olldashi Ne 22 Korrik do te zgjidhet kreu i ri i PD

No comments:

Post a Comment