08 July 2013

Plagosje me arme ne qafen e pazarit



 

Rreth ores 13:20 minuta ne qafen e pazarit ne Gjirokaster perpara nje lokali eshte plagosur nje 
person me arme zjari e tipit pistolete shtetasi Ilir Mantho nga Gjirokastra. Spas policise Mantho eshte plagosur me plumb ne kembe dhe aktualisht gjendet ne spitalin e Gjirokastres jasht rrezikut per jeten.Policia ben me dije se ilir Mantho eshte plagosur nga shtetasi me iniciale MK i cili eshte larguar nga vendngjarja, dhe po sipas policise plagosja ka ndodhur per motive banale
. Mesoet se Mantho ka debatuar me nje shtetas i cili ka nje lokal ne zonen qe njihet si Bashtea e Teqese per muziken e larte gjate oreve te vona te nates. Ne debat ka nderhyre edhe MK shok me pronarin e lokalit i cili ka nxjere pistoleten dhe ka plagour ne kembe Ilir Mantho 35 vjec. Me dhjetra forca te policise se Gjirokastres jane vene ne ndjekje te autorit. Nderkohe ngjarje te tilla qe diskutoheshin si ngjarje qe smund te ndodhin ne kete qytet po shtohen dita dites madje ne qender te Gjirokastres muzeale dhe madje ne mes te dites.



Hidhet në erë makina e një tregtari mishi në Gjirokastër 



Automjeti i nje tregtari mishi eshte hedhur ne ere gjate oreve te nates. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Dunavat i Dyte ne qytetin e Gjirokastres. Sipas policise nuk dihet ende motive dhe autoret e kesaj ngjarjeje, por sqaron se nuk ka patur deme ne njerez, por vetem materiale. Pronari i makines eshte kasap ne kete qytet dhe pretentoi para punonjesve te policise se nuk kishte konflikte me njeri.
Rreth orës 03.00, të mëngjezit në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër  ka ardhur një telefonatë se në lagjen Dunavat i Dytë  të qytetit Gjirokastër është dëgjuar një shpërthim. Me mberitjen e policise ne vendngjarje u konstatua se në lagjen Dunavat i Dytë , të Qytetit Gjirokastër  automjetit tip Benz Furgon me targa GJ 80 67 A, në pornësi të shtetasit Gentian Liti nga lagjia Dunavat i Dytë , i ishte vendosur lëndë eksplozive poshtë parafangos së pasagjerit.Nga shpërthimi i lëndës eksplozive  furgoni është dëmtuar pjesërisht në pjesën e parme të tij .

No comments:

Post a Comment