Katër varre antike që ndodhen në fushën e Valaresë në Komunën e Lunxhërisë në Gjirokastër janë shkatërruar përfundimisht me ekskavator nga persona ende të panjohur. Edhe pse keto varre nuk rezultojne si monumente kulture ne listen e monumenteve specialiste te fushes I quajne te rendesishme .Varret i përkasin periudhës historike të shekullit IV-III para Krishtit,
dhe janë dëmtuar fillimisht në vitet e komunizmit gjatë aksioneve “për hapjen e tokave të reja”, e janë rizbuluar në mars të vitit 2008 nga një ekspeditë arkeologësh. Në vendngjarje dallohet qartë ndërhyrja me një skrap që ka kryer gërmime dhe ka zhvendosur pllakat e varreve të vjetra të përmasave 100 X 70 X 40 cm dhe në sipërfaqe të territorit dallohen qartë edhe pjesë të eshtrave të shpërndara midis dheut të gërmuar. Sipër dheut të gërmuar kanë mbetur rreth 7 – 8 pllaka të pjesëve anësore dhe të pjesës së sipërme të mbulimit të varreve. Shirat e dy ditëve të fundit kanë krijuar një sipërfaqe të lëmuar të dheut të gërmuar ndoshta 4-5 ditë më parë. Katër varret e mbetura nga një tumë varresh të vjetra ndodhen në qendër të luginës së Drinosit, në vendin e quajtur stallat e Valaresë rreth 300 metra në perëndim të zyrave të administratës së Komunës së Lunxhërisë në Rrethin e Gjirokastrës.Pjesa e mbetur e një tumbe të dëmtuar nga traktorët gjatë hapjes së tokave të reja ndodhen në fund të një parcele ndanë bregut të majtë të rrjedhës së lumit Nimica, një prej degëzimeve që pasi zbret nga shpatet e malit të Lunxhërisë, ushqen me derdhjet e tij lumin Drino.
No comments:
Post a Comment