06 June 2013

RULI TAKIM ME BLUZAT E BARDHA

Ministri dhe kandidati i PD për qarkun e Gjirokastrës z.Genc Ruli është takuar me bluzat e bardha .Ruli në fillim të fjalës së tij u kerkoi bluzave të bardha të gjykojnë dhe të marrin në analizë elementet e besueshëm ,pasi në keto 8 vite,- tha ai ,"krahasuar    me 2 mandatet kur në pushtet ishte PS ,krahasimisht kemi bërë hapa të dukshme për funksinimin e një sistemi modern e efikas në shërbim të banorëve ".Duke folur për modelin shëndetësor që po përdoret sot në vend ,Ruli   tha se ky sistem mbulon të gjitha shtresat.Në bashkëbisedim me bluzat e bardha është folur edhe për arritjet në këtë fushë, ku janë vlerësuar reformat e ndërmarra që modernizuan këtë sektor si investimet ,dyfishimi i rimbursimit të barnave ,pagave etj .Ruli është ndalur edhe te debati mbi sistemin fiskal ,teksa ka nënvizuar se taksa e sheshte ka sjellë ulje të informalitetit në ekonomi e për rrjedhojë rritjen e nivelit të të ardhurave .
Mjekë të spitalit ”Omer Nishani” kanë pohuar se tashmë ky institucion falë aparaturave bashkëkohore si skaneri,reparti i dalizës etj ka marrë formën e një spitali rajonal.

No comments:

Post a Comment