09 July 2013

DROGA


Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të kryera nga ana e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër.Policia Kufitare  sekuestron në Kakavije  një sasi lënde narkotike  Mariuanë e ndarë në doza të vogla.Shpallet në kërkim poseduesi i lëndës narkotike .Efektivat e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije rreth orës 22.00 të  mbrëmjes gjatë kontrollit në vijën e dytë  në një autobuz  të linjës “Albania Interlines” të linjës Shkodër-Tiranë  - Athinë kanë konstatuar se në bagazhin e këtij  autobuzi ,
në një çantë të zezë shpine në brendësi të saj kishte një pako të zezë ku brenda saj kishte një palë atlete  të mbushura me lëndë narkotike të ndara në pako të vogla . Policia Kufitare ka njoftuar grupin hetimor  i cili ka mbritur menjëherë në vendngjarje së bashku me  Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ku ka rezultuar se:Në brendësi të çantës  qe kishte fruta , dhe bulmet , në pakon e zezë ku ishin atletet në brendësi të atleteve të mbështjella me gazetë   u gjetën pako të vogla të mbushura me lëndë narkotike  si dhe në kutinë  plastike që ishte e mbushur  me vezë ishin mbeshtjellë disa pako të vogla me lëndë narkotikë gjithsej rreth një kilogramë Mariuanë.Çanta e shpinës  ishte marrë në agjensinë e udhëtimit në Tiranmë për ta çuar në Athinë tek shtetasi Sokol Gega.Në përfundim të veprimeve të para hetimore ,Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër   kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasit  Sokol Gega. Dy drejtuesit e autobuzit në përfundim të veprimeve të para hetimore janë lënë të lirë pasi nuk ka rezultuar se ishin të implikuar në këtë trafik.Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar  lënda narkotike.Po vijojnë hetimet për të gjetur shtetasin që ka çuar  çantën në agjensinë e udhëtimit ne Tirane si dhe të shtetasit që do ta priste në Athinë.Materialet në ngarkim të shtetasit Sokol Gega  do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme .

No comments:

Post a Comment