25 July 2013

KAKAVIA


Qindra qytetarë kanë qëndruar për rreth 8 orë në radhë, për të kaluar kufirin shqitaro-grek në piken kufitare te Kakavijë, pas një defekti të shkaktuar në sistemin kompjuterik të palës greke. Ne pritje te specialistit nga Janina e cila eshte vetem rreth 45 minuta larg radhet shtoheshin cdo cast.Defekti, që u njoftua rreth mesditës, e bëri të pamundur përpunimin e dokumentacionit për të gjithë pasagjerët dhe mjetet.
Kështu, radhët arritën në rreth 2 km, në të dy anët e kufirit, ndërsa qindra drejtues mjetesh, që kanë kërkuar të kthehen pas, e kanë pasur të pamundur, për shkak të bllokimit në radhë. Mes qytetarëve kishte shumë fëmijë, që kanë qëndruar me orë të tëra në temperatura të larta.Ndërkaq, policia njoftoi se bëhej fjalë për një defekt serioz të sistemit kompjuterik “Teams”. Situata, e cila është zgjidhur me riparimin e sistemit rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të mërkurës, ka vazhduar të mbajë në radhë qindra mjete me targa shqiptare,Pala Greke vendosi tu jepte  përparësi mjeteve me targa greke dhe qytetarëve jo shqiptarë cka ka shkaktuar revolte tek keta te fundit.Edhe pse situate ne piken kufitare te Kakavies nga viti ne vit ka ndryshuar radhet per emigrantet shqiptare rikthehen here pas here.

No comments:

Post a Comment