29 June 2013

Temperaturat e larta


Rriten rastet e helmimeve  ,tensionit të lartë, çrregullimeve të tretjes kryesisht tek të moshuarit  për shkak të rritjes së temperaturave . Gjatë 24 orëve të fundit në urgjencen e spitalit Rajonal “Omer Nishani” janë paraqitur  21 raste,  ku 7prej tyre ishin kryesisht me helmim nga ushqimet. Mjeku i urgjencës në spitalin Rajonal “Omer Nishani “në Gjirokastër , Hysni Lluka  thotë për mikrofonin e Channel 7 se  gjatë temperaturave të larta kategoria në riks janë fëmijët dhe të moshuarit .
Të moshuarit këshillon mjeku  specialist ,duhet të  shmangin daljen në pikun e djellit ,të ndalojnë konsumimin e kafes, të konsumojnë sa më tepër lengje , dhe mbi të gjitha të qëndrojnë në ambjente të freskëta dhe të ajrosura herë pas here.Po kështu të vegjlit duhet të vishen  me rroba të lehta e  të bëjnë banjo të shpeshta me ujë të vakët.Sipas mjekëve çdo neglizhencë me shendetin e femijëve dhe të moshuarve nën temperaturat e larta  mund të sjellë komplikacione  të rënda nëse nuk parandalohen në kohë,komplikacione që  mund të jenë edhe fatale për jetën.

No comments:

Post a Comment