28 June 2013

Bie ne Vjose i riu 20 vjeçar


Zhduket prej katër ditësh ,ne ujërat e lumit të Vjosës ,rinis operacioni për gjetjen e trupit të 20-vjeçarit.Ai u zhduk në afësi të Grykës së Mezhgoranit .Sipas policisë ,Emiljano Xhanira u mbyt në lumë 4 ditë më parë,teksa po udhëtonte drejt Këlcyrës.
Mjeti me të cilin udhëtonte ka humbur kontrollin në rrugë,duke rënë disa metra poshtë e më pas në ujëra.Trupi i tij nuk u arrit të gjendej dhe dje rinisën kërkimet e polumbarëve .Sipas policisë ,operacioni i kërkimit përbëhet nga tre polumbarë ,ndërsa 8 të tjerë i përkasin forcave  RENEA.Aksidenti ndodhi më 23 qershor .Për pasojë ,mbeti i plagosur edhe një shok i 20-vjeçarit,i cili ishte pasagjer në makinë.Ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut ,ndërsa trupi i të riut dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e lumit dhe të jetë zhvendosur shumë metra më tej.Familjarët kërkuan ndihmë për gjetjen e trupit të tij.

No comments:

Post a Comment