21 June 2013

OSBE apel politikes


OSBE lëshoi një tjetër apel të fortë për politikën shqipëtare duke kërkuar që KQZ të jetë e plotë në zgjedhje dhe duke paralajmëruar se partitë dhe institucionet janë nën test gjatë këtij proçesi zgjedhor.Roberto Battelli ,anëtar i Parlamentit Slloven dhe drejtuesi i Misionit vëzhgues Afat-shkurtër të OSBE-se për zgjedhjet parlamentare të 2013, tha se “sa kohe që kontraditat afatgjata kanë ndikuar sërisht proçesin e zgjedhjeve ,mendoj se është e drejtë të thuhet se politika dhe demokracia do të jenë në qendër të vemendjes ditën e diel”.Dhe në këtë kuadër ,shtoi:”Për të qenë të sigurt se proçesi demokratik do të zhvillohet qetësisht ,u kërkoj të gjithë anëtarëve të Komisionit Qëndror  Zgjedhor të marrin përsipër detyrat e tyre pa vonesë”.Battelli e vlerësoi këtë fushatë që po mbyllet si aktive dhe të gjallë ."Këto zgjedhje janë për politikën sepse ato janë një mundësi për një debat të madh kombëtar se ku realisht ndodhet vendi dhe se ku duhet te shkoj.I përgezoj ata që kanë kontribuar në këtë debat dhe rrjedhimisht edhe në të ardhmen e Shqipërisë ",-thotë z.Battelli .Ai vlerëson se populli i Shqipërise meriton një debat aktiv sikundër ata vazhdojnë  integrimin e mëtejshëm brenda strukturave Europiane ,një qëllim ky që ndajnë të gjitha forcat kryesore politike  në vend.Na ana tjetër ai vlerëson se "Shqipëria ka arritur shumë në aspektin politik,social dhe ekonomik ,gjatë këtyre dy dekadave,që nga koha kur rruga drejt Brukselit konsiderohej si diçka e pakonceptueshme ".Kurse gjithashtu shpreh edhe keqardhjen që disa institucione përgjegjëse për  administrimin e zgjedhjeve janë kthyer në qendër të vëmendjes së fushatës elektorale."Në rast se besimi i votuesve në institucionet demokratike dobësohet edhe më tej  gjatë fushatës elektorale ,do të jetë elektorati shqipëtar që rrjedhimisht do të humbasë pavarësisht nga rezultati final",-paralajmëroi z.Battelli.Zyrtari i OSBE thotë më tej se pas përmisimeve të mëparshme në regjistrimin e votuesve dhe proçesin e identifikimit ,të cilat janë lavdëruar nga OSBE –ja  në vitin 2009,reformat zgjedhore të miratuara vitin e kaluar forcuan më tej aspektet teknike te proçesit zgjedhor në Shqipëri .”Mënyra konsensuale ,në të cilën të gjitha këto ndyshime u zhvilluan ,duke përfaqësuar një mbështetje të gjerë politike ,është një kujtesë se si gjërat mund të funksiojnë  kur ka vullnet të mjaftueshëm  politik”,-thotë z.Batelli.Kurse në përfundim ,pohon :”Ditën e diel ne do jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë duke vëzhguar me kujdes dhe më pas do raportojmë mbi vëzhgimet tona.Ne kemi ardhur, jo për të paragjykuar zgjedhjet ,por për të shpallur agazhimet tona të përbashkëta për liritë themelore kaq të domosdoshme në komunitetin tonë kolektiv të sigurisë”.

No comments:

Post a Comment