20 June 2013

Masa ne kufi per 23 Qershorin


Afrimi i 23 qershorit ka shtuar masat e policisë së Qarkut të Gjirokastrës në bashkëpunim me Policinë  Kufitare  për të lehtësuar në kufi kthimin e emigrantëve që kanë vendosur të votojnë  .Zëdhënesi i policisë së qarkut të Gjirokastrës Gentian Mullai  ,thotë se rritja e fluksit të emigrantëve  do të shoqërohet me shtimin maksimal të numrit të sporteleve hyrje- dalje
  në pikën kufitare , masa  infrastrukturore dhe të burimeve njerëzore ,me qëllim kalimin pa problem të emigrantëve  që do të ushtrojnë të drejtën e votës Në pikën kufitare të Kakavies kanë nisur kthimet e para të emigrantëve që kanë vendosur ta shfrytezojnë të drejtën e votës.

No comments:

Post a Comment