03 June 2013

NENPUNESI CIVIL

Ligji i sapomiratuar “Për Nëpunësin Civil” përcakton caqe të qarta të përfshirjes së punonjësve të administratës në politikën aktive. Sipas tij, zyrtarët e administratës mund të bëhen pjesë e veprimtarive politike jashtë orarit zyrtar, por gjithsesi pa shprehur publikisht bindjet e tyre, ndërkohë që u ndalohet kategorikisht anëtarësimi në ndonjë parti. “Nëpunësi civil ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike jashtë orarit zyrtar. Nëpunësi civil duhet të përmbahet nga shprehja publike e bindjeve apo preferencave të tij politike.
Nëpunësit civil i ndalohet të jetë anëtar i partive politike” përcaktojnë nenet e ligjit “Për Nëpunësin Civil”. Sa për zgjedhjet parlamentare a vendore, zyrtarët do mund të kandidojnë vetëm pasi të kenë kërkuar pezullimin nga postet që mbajnë. “Nëpunësi civil ka të drejtën të kandidojë dhe zgjidhet në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë apo për organet e qeverisjes vendore. Në këtë rast nëpunësi detyrohet të kërkojë pezullimin nga detyra” përcakton ligji.

No comments:

Post a Comment