04 June 2013

INSTAT:IMPORTET PESOJNE RENIE

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, volumi i mallrave që kanë hyrë në Shqipëri gjatë periudhës janar-prill ka një rënie me 7.3%.Për të dytin vit radhazi Shqipëria vijon të importojë më pak mallra nga jashtë, tregues që nxjerr në pah uljen e kërkesës së brendshme. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, volumi i mallrave që kanë hyrë në Shqipëri gjatë periudhës janar-prill ka shënuar një rënie me 7.3%, ndërkohë që një përmirësim i lehtë vërehet vetëm gjatë muajit prill.
Për ekspertët, tregtia në pjesën e parë të vitit tregon se ekonomia po performon nën potencialet e saj, megjithatë një shenjë pozitive sipas tyre është që për herë të parë jemi duke eksportuar aq sa gjysma e volumit që importojmë, sinjal i cili flet për nisjen e një strukture të re të volumeve tregtare në vend.Por për eksportuesit, edhe pse shitja e mallrave jashtë vendit ka shënuar një trend rritës, sërish kushtet e krizës ekonomike po krijojnë për ta mungesë të theksuar të likuiditetit, duke nisur që nga vonesat në pagesa që kanë me firmat të cilat ia shesin mallrat dhe deri te krijimi i një grope të madhe në bilancet e tyre si pasojë e mungesës së rimbursimit të TVSH-së. Përveç mungesës së investimeve në disa sektorë kyç të ekonomisë si ndërtimi dhe fasonët, tashmë importet flasin dhe për një rënie të grupit “pije ushqim dhe duhan”, një trend i cili tregon se reduktimi i shpenzimeve tashmë po bëhet edhe për mallrat e domosdoshëm.

No comments:

Post a Comment