12 June 2013

BE thirrje politikes Shqiptare


Delegacioni i Bashkimit Europian ,bëri të ditur dje  se  po ndjek nga afër ecurinë e përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare në vend.Në një mesazh të posaçëm për ketë çështje ,ky delegacion bën thirrje që  në këtë fushatë ,të shmanget dhuna dhe zgjedhjet të zhvillohen në një mjedis të qetë dhe paqësor.”Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ,në marreveshje me Krerët e Misioneve
të Bashkimit Europian në Shqipëri,dëshiron të nënvizojë se po e ndjekim nga afër proçesin zgjedhor.Ndër standartet europiane dhe ndërkombëtare që presim të zbatohen ,një ndër më të rëndësishmit është shmangia e dhunës ,në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve që zgjedhjet të zhvillohen në një mjedis të qetë dhe paqësor.Ne u bejmë thirrje të gjithë shqipëtarëve të sillen sipas këtij standarti dhe presim që partitë politike t’u japin udhëzime të rrepta anetarëve dhe mbeshtetësve  të tyre në lidhje me ketë”,-thuhet në mesazhin e këtij delegacioni.

No comments:

Post a Comment