12 June 2013

Klasat e 9-ta ne provim


1090 nxënës të shkollave 9 vjeçare  të qarkut të Gjirokastrës ,490  prej të cilëve  në rrethin e Gjirokastrës  dhanë  provimin e parë të lirimit atij të gjuhë –letërsisë  .Nxënësit sipas regullores  janë paraqitur në ambientet e shkollave qysh në orën 9.00 të  mëngjesit, me mjetet e tyre  dhe provimi ka nisur ne orën 10.00 Drejtori i Drejtorisë Arsimore të Qarkut Gjirokastër Arjan Pano, thotë se testi është i nivelit mesatar dhe  janë marrë të gjitha masat
oraganizative për mbarëvajtjen  e proçesit në mënyrën më të mirë të mundshme.Testi  gjuhës shqipe përmbante 25 pyetje gjithsej, 13 prej të cilave ishin  me alternativë dhe 12 me përgjigje të lira prej nxënësve. Katër janë fushat  në të cilën bazohej testi i gjuhës shqipe dhe i leximit:pyetje nga morfologjia, sintaksa, fjalëformimi dhe drejtshkrimi. Shpallja e rezultateve do të bëhet jo më shumë se 15 ditë pas çdo provimi,ndërkohë që në datën 19  qershor ata do të zhvillojnë provimin e Matematikës.Në ndyshim nga vitet e kaluara, në bazë të një urdhëri të dhënë nga drejtori i Drejtorisë Arsimore të Qarkut të Gjirokastrës nuk është lejuar prezenca e  kamerave në momentin e sistemimit dhe ndarjes së nxënësve sipas klasave  ,por as  në oborrin e shkollave.

No comments:

Post a Comment