Edhe pse na ndajnë vetëm pesë ditë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit,shumica e banorëve të rrethit të Gjirokastrës ende nuk dinë qendrat e votimit ku do të votojnë . Por është i konsiderueshëm edhe numri i atyre që politika si ka bindur dhe nuk kanë ndërmend ti drejtohen kutive të votimit në 23 qershor.
Ndërkohë ,fenomini i ardhjes nga zonat rurale në qytet ,ka sjellë një kaos në evidentimin e emrave të tyre në qendrat e votimit .Të pyetur nga mikrofoni i televizionit Channel 7 ,ata thonë se nuk kanë mundur të kontrollojnë emrin në listat e zgjedhësve ,pasi nuk dinë qendrën e votimit të tyre dhe të familjarëve të vetë.Ndërkohë, që pjesa tjetër e qytarëve që do tu drejtohen kutive të votimit ,pohojnë se kanë pasur interes në kontrollimin e emrit në listat e zgjedhësve .Megjithëse kanë pasur lëvizje nga qendrat ku kanë pas votuar më parë në një tjetër. Për të parë emrin në lista shumë qytetarëve u është dashur të bejnë akrobaci ,pasi mënyra e afishimit të listave me emrat e votuesve, le mjaft për të dëshiruar. Kamera e televizionit Channal 7 ka qenë të martën te qendra e votimit pranë shkollës 9 vjeçare “Koto Hoxhi” ku e ka parë më nga afër këtë fenomen.Kutive të votimit më 23 qershor në qarkun e Gjirokastrës do ti drejtohen 123.221 zgjedhës të afishuar pranë 240 qendrave të votimit.
No comments:
Post a Comment