07 May 2013

Bllokohen pikat kufitare me Greqine


Rreth 2000 automjete ne nje radhe prej 1 km e gjysme eshte evidentuar ne piken kufitare te Kakavies , Radha niste prej pales Greke per te vijuar deri te ura nga pala Shqiptare me automjete te renditura ne 3 rreshta. Rreth ores 11:00 sistemi kompjuterik i pales Greke ne te gjitha pikat kufitare me greqine ka pushuar se funksionuari.Ende nuk eshte e qarte se cfare problemi behet fjale por burime nga pika kufitare e Kakavies bejne me dije se problemi gjendet ne sistemin qendror kompjuterik
  te pales Greke  dhe nuk mund te thuet se kur mund te marre zgjidhje ky problem. Pashket ortodokse kthyen mjaft emigrante ne shtepite e tyre per te festuar kete feste te vecante per besimin ortodoks,por ne momentin e rikthimit ne vendet e punes jane perballur me radhe te gjata ne kufi.Aktualisht radha e emigranteve qe kerkojne te rikthehen ne vendet e punes ne Greqi nga ora ne ore  dhe po shtohet

No comments:

Post a Comment