09 May 2013

Te pakenaqurit e AKZ


Anëtarësia e AKZ në Qarkun e Gjirokastrës, do t’i bashkohet opozitës në zgjedhjet e 23 qershorit. Ky është verdikti kolegjial që është vendosur nga kryesia e kësaj partie në Qarkun e Gjirokastrës. Vioment Karagjozi, kreu i kësaj aleance për jugun e Shqipërisë, në një prononcim publik shprehet se shkrirja e AKZ në Gjirokastër, është vendosur 
falë një mendimi të të gjithë kryesisë dhe mbështetur nga anëtarësia e thjeshtë në jug të vendit. Arsyet që sollën këtë ripozicionim të AKZ, erdhën fill pas dërgimit të emrave të kandidaturave për deputet të kësaj lëvizjeje në qark, gjë që për Karagjozin, ishin jo përfaqësuese dhe aspak dinjitoze. Kandidaturat për deputet, janë përzgjedhur mbi baza klienteliste dhe aspak përfaqësuese për Qarkun e Gjirokastrës-shprehet Karagjozi. Në këto kushte kur kandidaturat e propozuara nga ne, nuk u morën në konsideratë, duke na dërguar emra të tjerë që nuk kanë lidhje me AKZ, gjykuam që kjo ishte rruga më e drejtë, pra shkrirja e degës së AKZ pa kushte në Gjirokastër dhe në dy rrethe të tjera-shprehet Karagjozi. Sipas AKZ, anëtarësia në Qarkun e Gjirokastrës e cila numëron gati 2500, do t’i bashkohet PS në zgjedhjet e 23 qershorit duke mos cuar votat dëm për interesa të caktuara të kreut qëndror të AKZ, Kreshnik Spahiu.

No comments:

Post a Comment