09 May 2013

Perfaqesimi i grave ne politike


Listat zyrtare te 23 Qershorit tashme jane bere publike dhe njihen emrat qe do te garojne ne 23 qeshor. Ajo qe te bie ne sy ne listat,kryesisht tek partite me te medha ne vend eshte perfshirja e grave ne nje perqindje aspak te pranueshme. Konkretisht ne qarkun e Gjirokastres Partia Socialiste ne listen e saj nuk perfaqesohet nga asnje grua,partia Demokratike ka pershire te treten Alije Kokalari,e nese shohim rezultatet e 2009 ku partia Demokratike me veshtiresi morri mandatin e dyte atehere bindesh qe kjo kandidature eshte vetem per efekt liste. Edhe LSi ka te perfshira ne listen e perfaqesimit dy zonja por qe renditen ne vendin e 4 dhe te 5-ste. E njejta situate perfaqesimi e gruas ne politike eshte ne te gjitha listat politike te partive ne garen e 23 Qershorit. Me pak fjale asnje nga partitete politike nuk e merr seriozisht perfaqesimin e gruas ne politike ,as dhe per te plotesuar 30 % e famshem ,te perdorur aq shume politikisht nga vete drejtuesit e partive me te medha ne vend. Instituti Shqiptar për Inovacion Social ka zhvilluar kohet e fundit nje studim ne lidhje me perfshirjen e grave ne jeten politike.
Studimi është zhvilluar gjatë muajve të kaluar. Në të janë përfshirë 1844 (62%) femra 1142 (38 %) meshkuj të grupmoshës 18 deri në 39 vjeç. Sipas këtij studimi, 85 për qind mendojnë se gratë janë pak të përfaqësuara në politikë. 75 për qind e të pyeturve dëshirojnë të ketë më shumë gra në politikë. Dhe ky është një rezultat inkurajues. Të anketuarit kanë thënë se do donin të votonin më shumë për gratë sepse i besojnë profesionalizmit dhe kontributit  të grave në çuarjen përpara të çështjeve specifike të lidhura me arsimin, shoqërinë dhe shëndetësinë.  “82 për qind e të intervistuarve besojnë se gratë janë të kualifikuara për t’u bërë anëtare të Parlamentit.
 Ne parlamentin aktual Vetëm 15 për qind e anëtarëve të Parlamentit janë gra, ndërkohë që përfaqësojnë më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare, edhe në nivel lokal përfaqësimi i grave është i kufizuar në 7 nga 384 krerë të njësive vendimmarrëse lokale dhe me vetëm 12.4 për qind mes këshilltarëve lokalë.

No comments:

Post a Comment