09 May 2013

Bashkia e Permetit 3 muaj pa paga


Administrata bashkiake e Përmetit, punon duke mos u paguar. Kjo si pasojë e një akti normativ të qeverisë shqiptare, e cila në mënyrë krejt të padrejtë, ka cënuar fondin e pagave të kësaj njësie vendore. Shkak është bërë, borxhi i trashëguar ndaj CEZ, që i ka patur më parë kur bashkinë e kontrollonin demokratët, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve.
Deri para tre muajsh, të 100 punonjësit e administratës bashkiake përfshirë edhe shërbimet në terren, përfitonin një gjysmë page nga të ardhurat vendore ndërkohë që tashmë, leku për ta është harruar. Për kryebashkiakun e Përmetit Gilberto Jace, borxhi prej 90 milionë lekësh që Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve i ka CEZ, bën përgjegjës në këtë mënyrë, Këshillin Bashkiak i cili është administrator i vetëm i kësaj ndërmarrjeje, pasi bashkia, nuk ka marrë në inventor këtë ndërmarrje e kësisoj, akti normativ i qeverisë shqiptare, konsiderohet absurd dhe nuk i përgjigjet realitetit-vlerëson Jace.Problem i pagave të administratës bashkiake në Përmet, detyroi disa muaj më parë, kryebashkiakun Jace, t’i vinte drynin portës së bashkisë në mënyrë simbolike, duke ironizuar veprimin e qeverisë. Qyteti i Përmetit, numëron sot 10 mijë banorë me gjithë rrethinat afër saj. Shumica e të punësuarve, i përkasin sektorit publik ndërkohë që papunësia në këtë qytet, vlerësohet në masën 75%.

No comments:

Post a Comment