31 May 2013

Provimi i pare i matures shteterore ne Gjirokaster


Maturantët e shkollave të mesme në mbarë vendin, rreth 46.000 dhanë sot provimin e parë të maturës shtetërore atë të gjuhë -letërsisë.Agjensia Kombëtare e provimeve dhe Ministria e Arsimit kanë marrë të gjitha masat,që të mos lejojnë në asnjë mënyrë gjimnazistët të kopjojnë ,duke shmangur çdo lloj aludimi siç ka ndodhur vitet e kaluara.Me këtë qëllim në çdo qendër provimi vendosen dedektorë të ngjashëm me ato të aeroporteve ku gjimnazistët do të kalojnë për tu kontrolluar,nëse mbajne me vete aparatura që mundëson kopjimin siç janë celularët.
Maturantët duhet të paraqiteshin ne ambjentet e shkollës rreth orës 8:30 ,pra 1 orë e 30minuta para zhvillimit të provimit si edhe duhet te ishin të pajisur me letër njoftim apo pasaportë biometrike.”Janë marrë të gjitha masat që provimi të realizohet ashtu sikundër parashikohet dhe në ligj “,-ka berë me dije drejtori i Drejtorisë Arsimore për Gjirokastrën ,Arjan Pano.Provimi i letersisë nisi në orën 10.00 dhe zgjati 2 orë e 30 minuta .Teza përmbante 25 pyetje ,prej të cilave 13 ishin me alternativa ,ndërsa 12 të tjera ishin me zhvillim.

No comments:

Post a Comment