30 May 2013

Fushata elektorale


Aktualisht fushata elektorale duket se ka hyrë në rrjedhën e saj ,kjo konfirmohet edhe nga konferencat e shtypit që hidhen e priten nga partitë  në garë. Ne fakt përpara se të dëgjosh përmbajtjen e deklaratave mund ta parashikosh lehtësisht se cila do të jetë përgjigjja e palës tjetër. Loja politike të pakten në Gjirokastër është duke u luajtur mes PS-PD-LSI, partitë e tjera ende duken inegzistente. Qarku i Gjirokastrës në parlamentin Shqiptar do të çojë 5-se deputetë,Partia Socialiste të paktën në deklarata ka dalë me pretendimin se synon mandatin e 4 -tërt,nga ana tjetër është PD e cila po kërkon me çdo kusht të mbajë rezultatin e 2009,
ku arriti të çojë në parlament dy deputetë.Por fuqishëm po konkuron edhe LSI, e cila përvec një mandati synon edhe të dytin. Është ende inegzistente, por figurë që mund të marrë bindshëm vota e sidomos nëse e mbështet fshati i vetë ,është edhe kandidatura e PR Roland Bejkoish ,kryetar i PD për Gjirokastrën,për të mos u neglizhuar është edhe kryesuesi i listës së PBDNJ Alqiviadhi Puli ,i cili ndoshta dhe jo rastësisht është nga i njëjti fshat me demokratin Spiro Ksera. Shumë garues dhe pak mandate. Deri tani asnjë ndryshim ,por të paktën fushata në pamje të  paraqitet e qetë . Elektorati ,ai që vendos në fund të fundit është duke i dëgjuar të gjitha alternativat dhe kjo nuk mund të jetë busull orientuese se kush do të jetë fituesi . Sheshet e takimeve elektorale tejmbushen në të gjitha takimet dhe kjo po shikohet prej ditësh.A është qarku i Gjirokastrës i majte ¿Të paktën prej kohësh po cilësohet i tillë. Gjirokastrën dhe gjirokastritët kur duan ti përkedhelin sedren i cilësojnë elektorat i zgjuar,dhe në fakt janë të tillë ”Të japim ujë në bisht të lugës’ do të thoshte çdo gjirokastrit i cili e njeh mirë vlerën e vet. Po le të presim 23 Qershorin.

No comments:

Post a Comment