14 May 2013

LSI çel fushaten ne Gjirokaster


Në fjalën e tij kreu i LSI-së, Ilir Meta, ftoi banorët e këtij qarku që më 23 qershor të votojnë rotacionin dhe ndryshimin “duke i dhënë fund garës që Berisha i ka shpallur Gjermanisë”.Kreu i LSI-së ,Ilir Meta kërkoi që më 23 qershor qarku i Gjirokastër t’i japë LSI-së një rezultat historik, duke fituar jo 3 me 2, por 4 me 1.Meta tha se pas liberalizimit të vizave, ritmi i progresit ka qenë shumë i ulët, sepse ka pasur konflikt.
Ai tha se ekonomia e vendit po përpëlitet, pasi kjo qeveri nuk mund të çlirojë potencialet e vendit.“Investimet publike janë reduktuar ndjeshëm. Tani më të gjatë janë shiritat që priten sesa rrugët që asfaltohen,” tha Meta, duke ftuar Berishën që të vijë me makinë dhe jo me helikopter në rrugën Memaliaj- Tepelenë, për t’u kërkuar falje këtyre banorëve.Kreu i LSI-së, tha se qeveria, e cila po përgatitet të bëjë dorëzimet më 23 qershor, fsheh 500 milionë euro borxhe për punë papaguara.Meta ka ironizuar edhe me një shprehje të dashur për kryeministrin Sali Berisha.“Kryeministri ynë ka dëshirë të shprehë adhurimin e tij për Ronald Reganin. Dhe unë do e perifrazoja, këtë në mënyrën më të përshtatshme për këtë situatë të vështirë ekonomike dhe sociale që kalon Gjirokastra dhe i gjithë vendi. Regan ka thënë se “nuk është qeveria që i zgjidh problemet, por ajo është vetë problemi” dhe këtë sikur e ka thënë për vetë Berishën. Me 23 qershor të votojmë për ndryshimin dhe rotacionin, t’i japim fund garës që Berisha i ka shpallur Gjermanisë”, theksoi Meta teksa premtoi se LSI do ulë 10% TVSH për shërbimet turistike, si dhe paketë të posaçme që i përjashton nga taksat dhe tatimet bizneset e reja për një periudhë 5-vjeçare.

No comments:

Post a Comment