08 May 2013

8 Maji dita e luftes se Talasemise


8 Maji njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, në të cilën zhvillohen aktivitete të gjera për sensibilizimin e popullatës të ndihmojë kategoritë e prekura nga kjo sëmundje e rëndë. Ne puntin e Gjakut prane spitalit rajonal Omer Nishani reparti zjarfikes ne menyre vullnetare ka dhuruar gjak per femijet ne nevoje .Federata Nderkombetare e Talasemise,
ne te cilen perfshihen 91 shtete, po lufton per te gjetur metoda te reja per trajtimin dhe kurimin e talasemikeve, pjesa me e madhe e te cileve jane femije, por edhe adoleshente dhe te moshes madhore. Perfaqesues te kesaj federate me prestigj, megjithese me nje staf te vogel mjekesh dhe administrues, por me teper me vullnetare ne vende te ndryshme te botes, jane perqendruar kryesisht, ne disa pika si: gjetja e indeve qe mund te rrisin prodhimin e hemoglobines ne rruazat e kuqe, gjetjen e ilaceve te reja, eliminuese te hekurit qe te mund te merren dhe nga goja, transplantimi i palces se kockes, apo i celulave baze dhe terapia gjenike, per te zevendesuar genet e talasemise me gene normale. Betatalasemia eshte nje nga semundjet gjenetike me te perhapura ne bote. Organizata Nderkombetare e Shendetsise (OMS) qe e mbeshtet TIF in dhe perkujton cdo vit ne 8 maj luften qe behet kunder talasemise, vlereson se cdo vit lindin me teper se 100 000 femije te prekur nga kjo semundje, ne gjendjen homozigote, ne mungese te mjekimit. Kjo me teper ne zonat e fshatit ne bote, ku nuk ekziston as kujdesi mjekesor primar. Talasemia eshte nje crregullim i trasheguar i gjakut.

No comments:

Post a Comment