28 May 2013

Aksion antidroge


Në vijim të  goditjeve të njëpasnjëshme të  trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të realizuara nga ana e Strukturave të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër ,  një tjetër rast është goditur  në orët e mbasdites   te se henes  në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije . 10 kilogramë Mariuanë si dhe 60 bombula gazi  14 litra secila  te cilat kishin per destinacion Athinen , jane sekuestruar nga policia kufitare ne Kakavije .
Pas nje kontrolli te imtesishem nga Shërbimet e Policisë Kufitare  në automjetin  e dyshuar Kamjon tip  Volvo me targa Tr 5339 F koka e kamjonit si dhe Tr 7234  G trajleri që drejtohej nga shtetasi me iniciale Kosta Degjoni  janë konstatuar 3 pako të mëdha të mbushura me lëndë narkotike gjithësej rreth 10 kilogramnë Mariuanë.Gjithashtu po nga kontrolli rezultoi se në sasi në disa dhoma të fshehta janë kostatuar 60 bombula 14 litra secila  të mbushura me gaz të markës R 22, që shërben për motorrët frigoriferik dhe kondicjonerët , që është i ndaluar të hyjë në vendet e bashkimit Europian. Policia Kufitare ka bërë bllokimin e drejtuesit të automjetit dhe menjëherë ka njoftuar grupin hetimor  i cili ka mberritur në vendngjarje së bashku me  Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.Drejtuesi i mjetit ,Kosta Degjoni i datëlindjes 1952, lindur dhe banues në  Tiranë.u  arrestua  në flagrancë për veprën penale të “Trafikut Ndërkombëtar të lëndëve narkotike, si  dhe të kontrabandës me   mallra të ndaluara të rrezikshme”.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparat celulari , lënda narkotike, bombulat e gazit si dhe kamjoni. Materialet në ngarkim të shtetasit Kosta Degjoni do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme

No comments:

Post a Comment