27 May 2013

Çudirat e fushates elektorale


Gjirokastra ashtu si e gjithë  Shqipëria ka hyrë tashmë në fushatën elektorale të 23 qershorit zyrtarisht. Në qytet kanë mbirë si kërpullat zyrat elektorale, të cilat janë  kujdesur në një mënyre a në një tjetër të bien në sy. Ajo që bëhet interesante janë ato takimet gati të fshehta të kampeve të ndyshme që të kujtojnë dikur celulat partizane. Në fakt kjo fushatë mbart me vete cudirat e saj .
E para që krijoi shijet e para të hidhura dhe te embla njkohesisht ishin listat e kandidateve Përjashtimi nga listat e kandidatëve për deputetë i disa figurave të njohura të politikës shqiptare, të cilët i kanë kontribuar për vite me radhë asaj, krijoi tensione brenda kampeve politike të PS-së e PD-së, pasi solli reagime të forta të këtyre të fundit. Disa nga deputetët që dolën hapur dhe thanë të vërtetat e tyre, dhe  në versionin e tyre i cili mund të  jetë edhe i njeanshëm, por u karakterizuan si mendimi  kritik janë: Kastriot Islami, i cili u përjashtua nga PS-ja pak kohë më parë; Arben Malaj, Arben Isaraj, të cilët nuk u përfshinë në listat e kandidatëve për deputetë të 23 qershorit; Por i cuditshem ishte edhe levizja e Arta Dades, e cila u largua nga pozicioni si drejtuese e fushatës në Gjirokastër të Partisë Socialiste.Ndërkohë në kampin e Partisë Demokratike spikati për mendimin e tij kritik deputeti Mark Marku, i cili nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.Përball kësaj panorame po shtoj edhe faktin që në të gjitha kampet politike takimet e tyre filmohen nga vet ata dhe shpërndahen në media ajo çka ata dëshirojne të dale në publik.Në fakt duke renditur cudirat e kësaj gare elektorale është  votuesi ai që duhet të tregohet inteligjent e mos e lerë politikën ta përdore për të disajtën herë

No comments:

Post a Comment