Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës, e zhvilluar sot pika kryesore ka qenë situata në klubin e futbollit Luftëtari si dhe dalja e tij nga Superliga. Drejtues të ekipit por edhe të bashkisë, kanë renditur një sërë arsyesh që sollën këtë gjendje, ndërsa kanë theksuar se është duke u përgatitur një plan I mirëfilltë për përmirësimin cilësor të ekipit në sezonin e ardhshëm futbollistik.
Gjatë diskutimeve të tyre, këshilltarët kanë kërkuar më tepër vëmendje ndaj këtij sporti, duke filluar që nga moshat e vogla si dhe krijimin e mjediseve të duhura për seancat stërvitore.Pritet që në mbledhjen e ardhshme të K. B kjo temë të zërë sërish vend, në mënyrë që këshilltarët të njihen me projektet konkrete.Anëtarët e KB kanë miratuar sot dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara. Sipas përgjegjëses së zyrës së mbrojtjes sociale Arta Shajko, ligji përcakton qartë kriteret e përfitimit të ndihmës ekonomike.Këshilltarët kanë miratuar gjithashtu propozimin e shoqatës ‘labëria” për akordimin e titullit “Qytetar Nderi” për intelektualin Engjell Fino

No comments:
Post a Comment