22 April 2013

Sekuestrohen 10 kg mariuane


Në vijim të  goditjeve të njëpasnjëshme të  trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të realizuara nga ana e Strukturave të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër ,  një tjetër rast është goditur  në orët e mesdites se dates 20.04.2013 në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije nga ana e efektivave të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavje dhe Konkretisht:  Rreth orës 12.30, të datës 20.04.2013 , në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije , Shërbimet e Policisë
Kufitare ku ka asistuar dhe vetë Drejtori Rajonal i Kufirit Drejtues Admir Abrija ,  kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm  në vijën e dytë në automjetin  e dyshuar tip  Benx veturë me targa AA 240 FG, që drejtohej nga shtetasi Dritan Jaçe  ,ku nga kontrolli ka rezultuar se:Në gomën rezervë në brendësi të saj  janë konstatuar pako me lëndë narkotike, të mbështjella me letër natriban .Si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të uatomjetit , poshtë timonit në brendësi të kroskotit janë konstatuar pako të tjera me lëndë narkotikePolicia Kufitare ka bërë bllokimin e drejtuesit të automjetit dhe menjëherë ka njoftuar grupin hetimor  i cili ka mbritur në vendngjarje së bashku me  Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ku ka rezultuar se:Në gomën rezervë në brendësi të saj  u gjetën 5 pako, të mbështjella me letër natriban me madhësi e peshë  të ndryshme, , ku brenda tyre kishte  lëndë narkotike Mariuanë me peshë të ndryshme secila .Si dhe poshtë timonit në brendësi të kroskotit janë evidentuar edhe dy pako të tjera të mbështjella me letër natriban të mbushura me Mariuanë me peshë të ndryshme.Shtetasi Dritan Jaçe është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër , ku në përfundim të veprimeve të para hetimore ,Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër   kanë bërë arrestimin  në flagrancë të shtetasit :Dritan Jaçe,i datëlindjes 1972, lindur dhe banues në  Lukovë Sarandë Shtetasi i lartpërmendur lëndën narkotike e ka kultivuar dhe  prodhuar në  një tokë të hapur rishtas  mbi fshatin e vetë  në  rrethin e Sarandës   dhe do ta trafikonte për në Athinë.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparat celulari , lënda narkotike, si dhe automjeti që u gjet lënda narkotike.Arrestimi në flagrancë i shtetasit të sipërpërmendur  u bë për veprën penale të “Trafikut Ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, vepër kjo e  parashikuar nga neni  283/a i Kodit Penal.Materialet në ngarkim të shtetasit Dritan Jaçe do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme .

No comments:

Post a Comment