Merr fund përkohësisht kalvari i mundimeve të emigrantëve shqiptarë, për
shkak të problemeve që ka krijuar shkrimi i toponimeve të vendlindjes
së fëmijëve të lindur në Greqi, në pasaportat e tyre. Emigrantët
shqiptarë në Greqi mund të udhëtojnë drejt Atdheut për të festuar me
familjarët e tyre Pashkët Ortodokse nëpërmjet pikës kufitare të
Kakavijës. Lajmi konfirmohet nga Drejtori për kufirin në
Gjirokastër, Admir Abrija, i cili bën me dije, se pasi u takua me
drejtorin e policisë së Janinës dhe komandantin e Kakavijës, ranë dakort
që emigrantët (veçanërisht fëmijët e tyre të lindur në Greqi), të cilët
kanë probleme me toponimet në dokumentat e tyre, nga data e sotme deri
më 12 maj, të mund të udhëtojnë të lirë drejt vendlindjes nga kjo pikë
kufitare.
No comments:
Post a Comment