10 April 2013

Tendenca e bizneseve greke


Projektet dypalëshe mes Janinës dhe Gjirokastres po shtohen ndjeshëm vitet e fundit por nga ana tjetër po shihet edhe tendenca e bizneseve Greke te zhvendosin biznesin e tyre ne vendet fqinje me Greqine sic është edhe Shqiperia. Kryetari i dhomës së tregëtisë së Janinës Ioannis Daskalopoulos konfirmoi edhe një herë atë që po behet prezent cdo dite edhe me shume, tendenca e celjes së bizneseve greke ne Shqiperi .
Duket se pika ku  kane rene ndjeshëm investimet Greke kane qene investimet qeveritare që bënte qeveria greke në Shqipëri. Këto investime pritet se do të bien në nivelin zero dhe do të kenë një ndikim, pasi investimet qeveritare të kryera nga Greqi më parë kanë qenë në nivele shumë të larta. E vetmja mundësi investimi do të ngelet nga privati,  i cili po perpiqet per alternativa te reja fitimi.




No comments:

Post a Comment