10 April 2013

Bashkia Delvine paraqet 3 projekte


Me perballjen me problemin e ndotjes se ujit ne burimin Vrizit ne Delvine bashkia e qytetit ka bere gati me specialistet e saj 3-projekt ide per linja ujesjellesi qe mund te zgjidhin problemin e furnizimit me uje te pijshem te 7500 banoreve te lagjes 9 Tetori dhe lagjes Sinan Bllaci .Konkretisht kryetari bashkise se Delvines Dhurim Alinani ben prezent projektet ku projekti i pare konsiston ne ndertimin e linjes se ujesjellesit nga fshati Rrusan i cili ka nje gjatesi prej 4-km me nje lartesi ngritje 285 m si dhe nje vlere 44 milione leke .
Variani i dyte eshte ai i nga mulliri i fshatit Kardhikaq me nje gjatesi 5300 metra dhe me nje lartesi ngritje 245 metra qe kap veleren e 40 milione lekeve. Varianti i trete eshte ndertimi i linjes se ujesjellesit nga Syri i kaltert i cili ka nje gjatesi prej 8500 metra dhe nje ngritje 200 metra dhe nje kosto totale 55 milione leke ky i fundit eshte edhe varianti qe ka sugjeruar bashkia e Delvines ne qeveri per te marre ok pasi eshte me cilesori .Me zbatimin e menjehershem te nje prej projekteve problemi i furnizimit me uje i 7500 banoreve ne kete qytet do te zgjidhet



No comments:

Post a Comment