09 April 2013

Banoret e Delvines proteste ne rrugen nacionale


Banoret e Delvines kane bllokuar vetem per pak caste rrugen nacionale ne hyrjen e qytetit te Sarandes 3 km larg qytetit te Delvines ne shenje proteste per ndotjen e ujit te pijshem prej 8 muajsh dhe mos marrjen e masave per zgjidhjen e keteij problemi.7500  banore te lagjes 9 Tetori dhe lagjes Sinan Bllaci ne qytetin e Delvines prej muajit Nentor 2012 dhe deri sot furnizohen ne cezmat e tyre me uje te ndotur Ndotja sipas specialisteve eshte nje ndotje bakteriologjike e nivelit te larte dhe ne te gjenden edhe prezenca e elmenteve vajore nentoksore.
Ne fakt protesta  e organizuar nga partia Socialiste dhe vet Deputeti Arben Malaj shihet nga kreu i bashkise se Delvines Dhurim Alinani si politike ne prag fushate pasi per keta banore prej 8 muajsh eshte kujdesur vetem bashkia e qytetit dhe askush tjeter Instituti I shendetit publik ka rekomanduar per keta banore furnizim me uje te pijshem nepermjet boteve e cila eshte e pamundur te behet nga bashkia e qytetit te Delvines per shkak te kostos se larte financiare. Alternativa tjeter e hedhur nga instituti I shendetit publik eshte krijimi I cezmave publike ,nje alternative e bere realitet nga bashkia e qytetit. Duke marre uje nga burimet alternative qe ka qyteti I Delvines .Te njejtat burime konfirmojne per tv channel 7 se dy ekipe me specialiste nga DPU Tirane  kane bere verifikime ne terren, nga ku kane marre kampione per analiza te metejshme . Gjithashtu kane mbritur edhe ekipe nga ministria e shendetesise te cilet nga kane marre gjithashtu kampione nga uji I pijshem . Meqenese sipas specialisteve ndotja eshte nentokesore me nje urdher te ministrit Olldashi eshte ngritur nje grup me eksperte te Gjeodeozise per te ekzaminuar ndotjen e burimit te Vrizit ne Delvine e cila sipas tyre ka ndodhur per shkak te shirave te shumte nga muaji Nentor 2012 e ne vijim.Pas marrjes se nje rezultati perfundimtar zgjidhja e ketij problemi mbetet vendosja e nje impianti pastrimi . Nga ky problem vetem 30% e qytetit nuk eshte prekur pasi furnizohen nga 3 burime te tjera ne gjendje te lire.


No comments:

Post a Comment