Ambasadori
i Suedisë në vendin tonë Patrick Swensson, gjatë prezencës së tij në
qytetin e Gjirokastrës, nuk ka harruar të komentojë edhe zhvillimet e
fundit politike në vend. I pyetur nga tv channel 7 përfaqësuesi i
Suedisë në vendin tonë, beson tek vota demokratike e shqiptarëve në 23
qershor. Theksoj se do të jenë votuesit shqiptarë, ata që do vendosin se
cfarë do ndodhi në ditën e zgjedhjeve-u shpreh Swensson. Ndërkaq i
ngarkuari me punë i Suedisë në vendin tonë, ka dhënë opinionin e tij
edhe për zhvillimet e fundit politike e sidomos në kampin e majtë i cili
në ditët e fundit, është komentuar mjaft nga politikanët e të gjitha
forcave politike në vend.
Pa dhënë vlerësimin direct rreth aleancës PS+LSI, në mënyrë indirekte, Swensson, u shpreh se zhvillimet më të fundit politike, e kanë tensionuar mjaft gjendjen dhe situata sipas tij është mjaft drithëruese. Ne si Suedi vend anëtar i BE, mezi presim që procesi i zgjedhjeve të jetë i drejtë i rregullt dhe normal. Si mbështetësit më të fuqishëm të Shqipërisë ne besojmë në integrimin e vendit tuaj në BE-është shprehur Swensson ndërsa nuk ka dashur të komentojë qeverisjen tetë vjecare të PD duke u shprehur se detyra e tij në Shqipëri është vëzhgimi i ngjarjeve ndërkohë që janë qytetarët shqiptarë ata që marrin vendime përmes votës se kush do t’i udhëheqë pas 23 qershorit

No comments:
Post a Comment