08 April 2013

Kelcyre:Ne pranga 21-vjeçari


Më datën 06.04.2013, rreth orës 16.00, nga ana e Specialistëve të Seksionit për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet është  bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Elvis Këlliçi, i datëlindjes 1992, lindur dhe banues në Këlcyrë Përmet.Ky shtetas, gjatë orëve të para të mëngjezit , ka vjedhur me thyerje qëndër të qytetit Këlcyrë lokalin e shtetasit S.M, ku ka marrë prej andej një sasi të konsiderueshme pijesh alkolike dhe pije freskuese si dhe një shumë prej 20.000 lekë. Specialistët e Seksionit për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet kanë marrë informacion në rrugë operative  për autorin e kësaj vjedhjeje dhe mënjehërë  kanë organizuar punën  për kapjen e autorit të dyshuar  ku ka rezultuar se:
Rreth orës 09.00 të mëngjezit  mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për një shtetas i cili dyshohej se shpërndante edhe lëndë narkotike në ambjenete shkollore dhe lokale nate  dhe se ky shtetas mund të ishte edhe autori i vjedhjes ,  menjëherë Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Prandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet në bashkëpunim me Patrullën  e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Përmet kanë ushtruar kontroll në një pronë private Palestër të shtetasit të dyshuar Elvis Këllici,në Këlcyrë ,  ku nga kontrolli ka rezulatuar se:Në ambjentin e brendshëm të Palestrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale , 1 pako me peshë rreth një kilogramë mariuanë e mbështjellë me letër natriban , 38 pako të vogla plasmasi  me peshë 5 gramë secila gati për shpërndarje  si dhe një qese plasmi  dore  e mbushur me boçe mariuane si dhe nje peshoreGjithashtu  janë gjetur dhe sekuestruar në  cilësinë e provës materiale të gjitha pijet alkolike dhe freskuese të vjedhura në lokalin e shtetasit S.M, gjatë orëve të para të mëngjezit nga ky shtetas.Në përfundim të veprimeve të para hetimore materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes , “ si dhe të “Prodhimit dhe shitjes  të lëndeve narkotike”, vepëra këto të parashikuara nga neni 134 dhe 283 të   Kodit Penal.


No comments:

Post a Comment