29 April 2013

Rritet disi fluksi ne kufi


Nisja e javes se pashkes ortodokse ka rritur disi hyrjet dhe daljet ne piken me te madhe kufitare ne jug te vendit ne kakavie. . Sipas burimeve zyrtare marre ne piekn kufitare te kakavies 24 oret e fundit kane hyre ne territorin Shqiptar  2655 shtetas dhe 701 mjete . Nderkohe kan lene Shqiperie 2121 persona dhe 658 mjete . Nje balanim pothuaj i hyrjeve dhe daljeve te shtatsve shqiptare nga kjo pike kufitare.
Te njejtat burime konfirmuan per tv channel 7 se aktualisht ne kete pike kufitare eshte duke u punuar 4 sportele ne hyrje dhe 3 ne dalje ,ndersa pala Greke eshte duke punuar me 3 sportele ne hyrje dhe po aq ne dalje. Fluksi i siperpermendur cilesohet si tejet normal per nje pike kufitare si kakavia e cila mundet ne nje dite te perpunoje deri ne 10 mije persona . Festimi i pashkes ortodokse i ketij viti po shihet me rezerva persa i perket numrit te emigranteve qe do te zgjedhin te festojne ne vendlindje ,kjo per shkak te krizes greke e cila ka mberthyer frikshem edhe emigrantet shqiptare ,pjesa me e madhe e te cileve kane perfunduar te papune. Nderkohe kjo pike kufitare ne raste piku ka perpunuar ne pak dite deri ne 100 mije persona . Pritet per te pare nese do te kemi nje fluks te emigranteve shqiptare per te rikthyer edhe radhet e gjata ne kufi ,eksperience e hidhur e viteve te me parshme.

No comments:

Post a Comment