29 April 2013

Problemet me toponimet


Fale lutjes se drejtori te kufiririt dhe emigracionit ne Gjirokaster Admir Abria, pala  greke ka vendosur të lejojë përkohësisht lëvizjen e lirë të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi.Behet fjale per ata femije që kane probleme në pasaportat biometrike  vendlindja  e te cileve eshte   shkruar në gjuhën shqipe, duke shkelur ne kete menyre rregullat nderkombetare  Sipas informacioneve të bëra publike nga zedhenesi i policise se Qarkut Gjirokaster Gentian Mullai, lëvizja e fëmijëve do të lejohet me rastin e Pashkës Ortodokse deri   në datën 12 maj.
Pas këtij afati do të rikthehet sërish rregulli i vjetër në lëvizjen e qytetarëve shqiptarë, deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit te toponimeve per te gjithe ata femije qe kane lindur ne shtetin helen ,që duhet thene se faji eshte  i shtetit Shqiptar, i cili ka harruar te respektoje rregullat nderkombetarePrej disa muajsh Greqia ka penguar lëvizjen e fëmijëve të lindur në Greqi, per shkak te problemit te toponimeve shkruar në gjuhën shqipe. Ky problem detyron me mijera emigrante te enden dyerve te zyrtareve shqiptare per te gjetur nje zgjidhje .Vetem  pak dite me pare nje emigrant nga Tepelena, femijet e te cilit kane lindur ne Janine denoncoi prane Drejtorise se Policise ne Gjirokaster kthimin mbrapsh te tij ,nje denoncim qe s'morri zgjidhje . Pala greke insiston në korrigjimin e toponimeve  për te respektuar konventen nderkombetare .

No comments:

Post a Comment