03 April 2013

Prej 20 ditesh banoret e Dunavatit te izoluar


Rruga qe lidh  Dunavatasit me pjesen tjeter te qytetit te Gjirokastres ,  prej 20 ditesh eshte izoluar perfundimisht per automjetet. Moti i keq por edhe mungesa e fondeve po e ben edhe me te veshtire nderhyrjen e bashkise se qytetit per ta rikthyer ne identitet kete segment qe lidh banoret e Dunavatit me pjesen tjeter te qytetit . Rruga ka rene teresisht ne nje gjatesi prej 30 metra lineare dhe gjeresi deri ne dy metra nderkohe qe kembesoret kalojne ne 2 metershin e ngelur nga rruga e pademtuar ende.
Bashkia permes Zyres se Sherbimeve, ka marre menjehere masa per t'iu pergjigjur situates teper kritike duke bllokuar teresisht rrugen ne te dy krahet e saj, me lende inerte, per te mos tentuar askush prej makinave, te kalojne permes pjeses se ngelur ne ajer, duke shmangur kesisoj, ndonje tragjedi te mundshme me pasoja. Shirat e rena pergjate  diteve te fundit te cilat kane qene te nje intensiteti te jashtezakonshem, kane bere punen e tyre, duke care galeri nen rruge dhe krijuar shtresa te paqendrueshme si pasoje e ujerave dhe tubove te ujit te pijshem qe sherbejne per furnizimin e banoreve te dy lagjeve malore te Gjirokastres. Banoret e nga ana e tyre, detyrohen te perballen cdo dite me kete problematike qe mund edhe te rezultoje fatale.Fillimi i punimeve ne aksin e demtuar te lagjes Dunavat nuk ka nje date te caktuar apo nje afat nga bashkia e qytetit duke pare qe mbi te gjitha mungojne fondet.


No comments:

Post a Comment