11 April 2013

Komunistet nderojne udheheqesin e tyre


Komunistet e Gjirokastres kujtojne udheheqsin e tyre Enver Hoxha ne 28 vjetorin e vdekjes se tij.Te pakte ne numer ata kane kujtuar edhe nje here kontributin e liderit te tyre nder vite duke u betuar qe do ta mbajne gjalle emrin dhe vepren e tij.11 prill 1985 eshte dita ku udheheqesi komunit Enver Hoxha u nda nga jeta.Enver Hoxha  ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, si Sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij.
Ai shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.Periudha 40 vjeçare e sundimit të tij, u karakterizua nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit (policia sekrete). Gjithashtu, diktatura komuniste, u karakterizua nga metodat staliniste të asgjësimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal.


No comments:

Post a Comment