23 March 2013

Panairi i mobilerise,4 bisnese nga Gjirokastra



Panairi i Mobilerise “SHQIPERIA 2013” kete vit shenoi edicionin e tij te 9-te. Me shume se 10 000 vizitore kane hyre ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane, .Pergjate ketyre 8 viteve ai eshte bere nje pike takimi shume e fuqishme e te gjitha subjekteve relevante ne fushen e perpunimit e panelit dhe drurit, industrialisteve te mobilerise, eksperteve te dizajnit te interierit, biznesmeneve, mediave dhe konsumatorit dhe njeherazi shume i rendesishem ne fushen promocionale duke krijuar mundesi ne perthithjen e teknologjise se larte te kesaj industrie.Mobileria dhe aksesoret e saj jane mallra me vlere qe krijojne konfortin e njeriut ne shtepi, pune, hotele, restorante, salla mbledhjesh, ambjente sportive dhe clodhese.
Per rrjedhoje ky event ka hyre ne axhentat e pervitshme si nje nga ngjarjet kryesore ekonomike te vendit.Jugu i vendit ne kete event perfaqesohej denjesisht nder te tjera edhe nga prestigjozja Epipllo Dekor.ambjentet e se ciles u vizituan edhe nga kryeministri Berisha. Ky i fundit premtoi lehtesira fiskale per perpunuesit e drurit.pervec Epipllo Dekor perfaqesues te jugut te vendit ishin Veko ,Dualux dhe nga Saranda Mobileri Mema.Në edicionin e fundit, prodhuesit shqiptarë te mobiljeve zyrtarisht shpallen themelimin e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit. SHPDSH filloi me 13 anëtarë dhe tani ka rreth 60 anëtarë të sektorëve të ndryshëm të drurit. Në edicionin e këtij viti të panairit Shoqata bën përvjetorin e saj të parë. Në ditën e pare të panairit dt. 13 Mars eshte mbajtur Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës, e cila  zgjodhi anëtarët e bordit të ri të drejtorëve. Metoda zgjedhjes se bordit të drejtorëve ishte ne menyre te tille qe çdo qark I perbere nga 6 anëtarë ka një përfaqësues në bord. Ne kete menyre e gjithe industria do te kete perfaqesim.Shoqata e Përpunuesve të Drurit në Shqipëri tani është anëtare e  Federates Evropiane të Përpunuesve të Drurit.

No comments:

Post a Comment