23 March 2013

Sekuestrohen 195 kg Mariuane



Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër për  “Goditjen e trafikut të lëndëve narkotike”, Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër  gjatë orëve të para të mëngjezit të datës 23.03.2013 kanë zhvilluar një tjetër  operacion antidrogë të koduar “VJOSA”  dhe konkretisht:Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rreth orës 05.00 të mëngjezit të datës 23.03.2013 kanë marrë informacion se  një shtetas që kishte blerë lëndë në fshatin Lazarat ,
po lëviste me një automjet tip Ford Focus  nga Tepelena në drejtim të Korcës  dhe po  transportonte një sasi e konsiderueshme lënde narkotike Mariuanë me destinacion përfundimtar shtetin Grek.Menjëherë Specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër të drejtuar nga Drejtori i Policisë së Qarkut  drejtues i parë Ajet Ibro dhe Shefi i Sektorit Kundër Narkotikëve  Hektor Qeleposhi  kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Vjosa”,  ku rreth orës 05.30, mbi bazën e informacioneve të marra më parë , kanë bërë të mundur të evidentojnë në aksin rrugor  nacional  Tepelenë – Memaliaj  automjetin e dyshuar që po lëviste me shpejtësi të madhe.Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve  të cilët ishin të ndarë në grupe në gjthë gjatësinë e aksit rrugor Gjirokastër - Krahs , kanë bërë bllokimin e Urës së Memaliajt me dy grupe  dhe falë ndërhyrjes profesionale të bërë nga Specialistët e Antidrogës është  bërë e mundur arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit dhe konkretisht: Shtetasi Genci Zumbuli, i datëlindjes 1982, lindur dhe banues në Gjirokastër i cili drejtonte automnjetin tip Ford Focus me targa gjermane fallco MZ 616 BS, ku në brendësi të automjetit kishte pako të mbushura me lëndë narkotike Mariuanë.Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër , ku nga kqyrja e automjetit rezultoi se: Nga kontrolli i ushtruar në këtë automjet rezultoi se automjeti ishte pa sedilje të pasme ku ne dysheme e në bagazh kishte 130 pako të mbështjella me natriban transparent me peshë 1.5 kilogramë secila dhe mbishkrime të mbushura me lëndë narkotike gjithësej 195 kilogramë Mariuanë.

No comments:

Post a Comment