04 March 2013

Marteniteti i Sarandes, operacion te suksesshem



Për herë të parë, mjekët në Maternitetin e Sarandës, kanë realizuar një ndërhyrje të vështirë në trupin e një gruaje 63 vjecare. Problemet me mitrën që kishte shfaqur prej vitesh dhe agravimi i ndjeshëm i shëndetit të saj deri në kufijtë e vdekjes, detyroi atë që t’i hynte një “aventure” për të dalë shëndoshë e mirë nga salla e operacionit. Antigoni Nasto është gruaja që i shpëtoi vdekjes, nga prekja e mitrës prej tumorit që po i merrte jetën.
Një operacion i cili u mor përsipër nga mjeku obstetër-gjinekolog Nuredin Caparo, doli me sukses dhe njëkohësisht, theu tabunë se ndërhyrje të tilla kirurgjikale kryhen vetëm në kryeqytet apo dhe në klinikat e huaja. Pas operacionit, e moshuara mbahet nën kontroll të plotë dhe gjendja e saj shëndetësore është tejet e mirë, ndërkohë që i është gëzuar faktit të mungesës së shpenzimeve marramëndëse nëse kjo ndërhyrje do të ishte realizuar në Tiranë apo jashtë vendit.Për mjekun gjinekolog, gjendja e pacientes, ishte mjaft e agravuar ndaj ndërhyrja ishte tërësisht e pa-evitueshme. Ndërkaq ky operacion, për gjinekologun Caparo, është i vetmi dhe unikali që ndërmerret në Sarandë, pas ndërhyrjeve në spitalet e Tiranës dhe të Durrësit.Operacioni i fundit tek trupi i 63 vjecares Nasto, nuk do të jetë i fundit i kësaj natyre pasi, eksperienca e krijuar, do të shërbejë edhe për ndërhyrje të tilla në të ardhmen. 

No comments:

Post a Comment