04 March 2013

Dhunohet zyra e Omonias ne Gjirokaster



Persona ende të panjohur nga Policia e Gjirokastrës, kanë dhunuar herët në mëngjes, zyrën e PBDNJ dhe Omonia-s. Autorët, kanë përdorur mjete të forta për të shqyer derën hyrëse të përfaqësisë politike të minoritetit etnik grek në jug të vendit. I vetmi person që përkujdeset për zyrën Thanas Suxho i cili është edhe përfaqësues i Omonia-s lokale, shprehet se keqbërësit, kanë thyer xhamat e portës hyrëse dhe më pas kanë hyrë në zyrë duke cënuar ndoshta edhe materialet që ka në brendësi.
Më herët Policia e Gjirokastrës, ishte në vendngjarje ku ka marrë prova të cilat përbëjnë edhe thelbin e hetimit të kësaj ngjarjeje e cila ka tronditur përfaqësuesit e minoritetit etnik grek në jug të vendit. Në zyrë, figurojnë dokumentacione anëtarësie, proces-verbale nga mbledhje të ndryshme, si dhe dokumente të tjera të rëndësishme. Përsa i përket këtyre të fundit, nuk dihet nëse janë cënuar në një shkallë të rëndësishme, por do të jenë organet kompetente ato, që do të merren me hetimin e kësaj ngjarjeje dhe zbulimin e autorëve. Policia beri me dije me pas se nje endacak ka hyre ne kto ambjente vetem per te kaluar naten

No comments:

Post a Comment