26 March 2013

Ligji i ri i panjohur nga spitalet dhe pacientet


Recepsionet, por edhe mjeket e familjes gjate dites se djeshme kane kryer te njejten procedure me pacientet, ashtu sikurse edhe nje dite me pare. Presin pacientet, te cilet kane nevoje te takohen me mjeket, ndersa u kerkojne dokumentacionin sipas rregullave. Keshtu ne qendrat shendetesore, mjeku i familjes i pyet nese jane te siguruar apo jo, a kane libreze shendetesore. Ne rastet kur ajo mungon i drejton drejt recepsionit, kurse ne rastet kur ajo eshte, kryhet vizita normale. Duke u kerkuar pacienteve librezen e shendetit, karten e identitetit dhe rekomandimin e mjekut te familjes dhe atij specialist.
Ne rast se nje pacient ka keto dokumentacione, merr sherbimin shendetesor tek mjeku perkates, ne te kundert ai duhet te paguaje nje tarife .  Nderkohe, qe edhe vete pacientet pohojne se nuk jane te informuar per ndryshime te ligjit apo per ligjin e ri qe hyri ne fuqi gjate dites se djeshme. Po keshtu, u fol qe sherbime shendetesore do te ofrohen edhe ne spitalet private, por kjo do te ndodhe vetem kur keto te akreditohen dhe kur te jene miratuar te gjitha aktet nenligjore qe percaktojne rregullat dhe kur me to te lidhet nje kontrate. Nderkohe, ligji i ri parashikon ulje 50 per qind te sigurimeve shendetesore per te vetepunesuarit dhe njohje te kontributeve edhe ne spitalet private. Specialistet kane percaktuar paketa baze, mbi te cilat do te behet edhe rimbursimi ne privat, pasi pas monitorimit eshte pare se per nje sere sherbimesh, kostoja ne spitalet shteterore ka dale me e larte se ne privat. Perfaqesuesit e ISKSH-se pohojne se ka kerkesa te shumta nga privatet per t’u bere pjese e skemes se sigurimeve, por me pare ata duhet te kalojne permes procesit te akreditimit, qe vlereson cilesine. Sipas ligjit te ri, spitalet nuk do te financohen me me fondin historik, por ne baze te kostove dhe sherbimeve qe ofrojne. Ne rast se nje spital i rretheve delegon ne Tirane, nje pacient me diagnoze qe perfshihet ne sherbimet per te cilat financohet, ai do te kete penalizime. Ligji siguron nje mbulim me te mire me sherbime per kategorite qe sigurohen nga shteti, nderkohe qe nuk ndryshon kontributin, i cili kap vleren e 3.4% te pages se secilit individ. Nderkohe qe personat ne nevoje, femijet, pensionistet do te perfitojne sherbime falas, ashtu sikurse sherbimi falas do te jete per urgjencat per te gjithe personat, te cilet do t’i drejtohen asaj, qofshin ata te siguruar ose jo.

No comments:

Post a Comment