09 March 2013

Gjirokastër, policia kap 10 klandestinë, 5 sirianë e 5 marokenë

GJIROKASTËR - 10 shtetas të huaj, që kishin hyrë ilegalisht nga Kakavia në territorin shqiptar, u ndaluan nga Policia e Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë bënë të ditur se, "shtetasit e huaj, pesë marokenë dhe pesë sirianë u kapën në aksin rrugor Gjirokastër Tepelenë në afërsi të Subashit, teksa udhëtonin drejt Shqipërisë së mesme". Policia shpalli në kërkim edhe dy shtetas shqiptarë, të cilët ishin organizatorë të këtij trafiku kundrejt një fitimi të caktuar. Ata i shoqëronin në distancë klandestinët.

No comments:

Post a Comment